8 sekret se si të përdorni xhelin Aloe Vera

Aloe Vera ka qënë gjithmonë një kampion në botën e përkujdesit të lëkurës, por jo vetëm. Duke filluar nga flokët, te fytyra, trupi dhe madje dhe thonjtë, Aloe Vera është gjithcka që ju duhet për të ndjerë trupin tuaj të shëndetshëm. Më poshtë do t’ju tregojmë tetë sekrete se si të përdorni xhelin Aloe Vera të Nature Republic.

  1. Maskë hidratuese gjumi

Përzieni disa pika serum ose ujë me xhelin Aloe Vera dhe krijoni një hidratues të pasur për fytyrën tuaj. Mund ta përdorni si maskë gjumi ose hidratues ditor. Ndihmon në mbajtjen e lagështisë në lëkurë si dhe zbardh tonin e lëkurës, duke zhdukur kështu skuqjet. Pas zgjimit në mëngjes dhe larjes së fytyrës, do të vini re menjëherë butësinë e lëkurës tuaj.

  • Ndihmon në tualetin tuaj

Përzieni primer-in tuaj me xhelin Aloe Vera në raportin 2 me 1. Aplikoni përzjerjen butësisht mbi fytyrë për të krijuar një pamje natyrale dhe rrezatuese. Lëkura juaj do të jetë e hidratuar gjatë gjithë ditës pavarësisht faktit që ju keni vendosur tualet.

  • I rikthen trupit hidratimin

Mund të përdoret dhe me vajra të pasur si ai i arganit ose ullirit për t’i rikthyer trupit tuaj hidratimin që humbet gjatë ditës. Masazhojeni butësisht mbi trup.

  • Trajtim për flokë të butë

Përdoreni sic do të përdornit një serum flokësh. Vendoseni në fundet e flokut për një shkëlqim të menjëhershëm dhe efekte afatgjata rigjeneruese.

  • Pastron tualetin dhe heq papastërtitë

Për shkak se aloe vera është e butë ndaj lëkurës, është hidratuese dhe ka një strukturë në formë xheli, funksionon mirë si pastrues natyral, veçanërisht për njerëzit me lëkurë të ndjeshme apo sensitive. Aplikojeni mbi fytyrë dhe më pas fshijeni me peshqir, kështu keni larguar dhe papastërtitë si dhe keni hidratuar lëkurën. Më pas, mos harroni të pastroni dhe njëherë fytyrën me një pastrues me bazë uji.

  • Xhel qetësues aftershave

Xheli Aloe vera është një alternativë e shkëlqyeshme për kremin e rruajtjes sepse është qetësues, i tejdukshëm dhe siguron sasinë e përsosur të rrëshqitjes pa ju lënë të prirur ndaj gungave dhe irritimeve pas rruajtjes.

  • Esencë hidratuese për thonj të shëndetshëm

Në qoftë se ju pëlqen të lyeni thonjtë, duhet të përpiqeni që t’i mbroni ato. Mbajini thonjtë tuaj të hidratuar dhe të shëndetshëm me xhelin Aloe Vera.

8.  Efekte qetësuese për të shmangur aknet

Aloe vera përmban acid salicilik dhe përbërës të tjerë antiseptikë që mund të shkatërrojnë bakteret që shkaktojnë shpërthime akneike. Vetëm aplikoni xhelin në çdo zonë me akne, dhe ato është e garantuar që lëkura juaj do të jetë më e qetë ditën tjetër.

Mënyra si helmi i bletës do të ndryshojë rutinën tuaj
Sekreti i Poligonumit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

My Cart
Wishlist
Recently Viewed
Compare Products (0 Products)
Compare Product
Compare Product
Compare Product
Compare Product
Categories