Mënyra si helmi i bletës do të ndryshojë rutinën tuaj

Produktet koreane të kujdesit të lëkurës janë të njohur për përbërësit e tyrë natyralë siç janë mukusi i kërmillit, propolis apo xhinsengu. Helmi i bletës është një tjetër përbërës natyral shumë i famshëm në botën aziatike. Kur përdoret në produktet e kujdesit të lëkurës, helmi i bletës në të vërtetë bën lëkurën tuaj të mendoj se është thumbuar nga një bletë (pa dhimbje), duke rritur kështu qarkullimin e gjakut.

Është veçanërisht e dobishme për ata që kërkojnë produkte të kujdesit të lëkurës kundër plakjes pasi ky përbërës natyral rrit prodhimin e kolagjenit dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës. Me këto përfitime anti-plakje, ju mund të prisni një lëkurë më të fortë dhe rrudha më pak të dukshme.

Helmi i bletës mund të përdoret nga të gjitha llojet e lëkurës, por është më i dobishëm nëse keni lëkurë të thatë, të plakur ose me akne. Përveç përfitimeve të saj si forcimi i lëkurës, helmi i bletës ofron dhe përfitime anti-inflamatore, si dhe ndihmon në zvogëlimin e bakterieve në lëkurë.

Formuluar me 83% kompleks helmi bletësh dhe acid salicilik, linja “Bee Venom” e Nature Republic funksionon mrekullisht për të zvogëluar në mënyrë efektive shfaqjen e akneve dhe pastron papastërtitë nga poret e lëkurës. Kompleksi i helmit të bletës është i dobishëm pasi përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ofron efekte anti-rrudhë.

Acidi salicilik, nga ana tjetër, çliron poret, heq papastërtitë, than aknet dhe ul inflamacionin. Pas përdorimit, ju lë të freskët pa atë ndjesinë e yndyrshme. Klientët që kanë përdorur këtë produkt kanë vlerësime pozitive, duke pohuar se me përdorim të rregullt, shpërthimet akneike bëhen më të rralla, poret e lëkurës zvogëlohen dhe struktura e lëkurës zbutet.

Vitamina C dhe funksionet e saj në parandalimin e akneve
8 sekret se si të përdorni xhelin Aloe Vera

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close My Cart
Close Wishlist
Close Recently Viewed
Close
Compare Products (0 Products)
Compare Product
Compare Product
Compare Product
Compare Product
Close
Categories