Africa Bird Homme Oil Cut Watery Cream
€32.00
Një krem i freskët dhe hidratues për burrat, që mbush lëkurën e thatë dhe të tendosur me lagështi duke ndihmuar në zvogëlimin e rrudhave dhe shkëlqimin e lëkurës. Ekstrakti i farës Baobab dhe ekstrakti i gjetheve Rooibos hidratojnë dhe vitalizojnë lëkurën teksa në të njejtën kohë, forcojnë aftësinë e lëkurës për të ruajtur hidratimin. Një zgjedhje perfekte për burrat që dëshirojnë një lëkurës jo-ngjitëse dhe të hidratuar.
In stock
Një krem i freskët dhe hidratues për burrat, që mbush lëkurën e thatë dhe të tendosur me lagështi duke ndihmuar në zvogëlimin e rrudhave dhe shkëlqimin e lëkurës. Ekstrakti i farës Baobab dhe ekstrakti i gjetheve Rooibos hidratojnë dhe vitalizojnë lëkurën teksa në të njejtën kohë, forcojnë aftësinë e lëkurës për të ruajtur hidratimin. Një zgjedhje perfekte për burrat që dëshirojnë një lëkurës jo-ngjitëse dhe të hidratuar.
A fresh and moist moisture cream for men that fills the dry and taut skin with moisture helping reduce wrinkles and brightening up the skin. Baobab Seed Extract and Rooibos Leaf Extract moisturize and vitalize the skin freshly, while also strengthening the skin’s innate moisture-holding capability. A perfect pick for men who wish for non-sticky and hydrated skin finish.
Based on 0 reviews
|
|
0% |
|
|
0% |
|
|
0% |
|
|
0% |
|
|
0% |
Related Products
Një serum i tipit xhel për njollat që thithet shpejt për të siguruar trajtim të njollave në lëkurë të trazuar pa lënë asnjë ndjesi ngjitëse. Formula e xhelit maksimizon hidratmin dhe absorbohet shpejt. Formuluar me ujin e gjetheve të pemës së çajit dhe 5 përbërës Cica për të dhënë efekte të jashtëzakonshme qetësues për lëkurë të ndjeshme. Testuar dermatologjikisht dhe i përshtatshëm për lëkurën me akne.
In stock
Ampula me ndjesi kremoze ndihmon në mbajtjen dhe shtimin e një hidratimi zubutës për lëkurën. Përmban përbërës me prejardhje lulesh (ekstrakt elbi, ekstrat krizanteme, ekstraktin e gjetheve te kamomomilit, ekstrakt zymbyli dhe ekstrakt lavandre) për të hidratuar lëkurën tuaj. Formulimi i ampulës me krem ngjitet në lëkurë dhe përthithet pa ndjesinë ngjitëse. E përshtatshme për lëkurat e tipit normal ose të thatë.
In stock
Një trajtim i pasur me ar të përqendruar që i jep lëkurës veti ushqyese dhe ultra-riparuese. Ari e rivitalizon lëkurën dhe aktivizon rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Është një trajtim luksoz me xhenxhefil, qumësht blete, fshikëz mëndafshi të artë dhe ar. Esenca ka aftësinë të kapi dhe kyçi hidratimin në lëkurë. Lëkura do të ndihet më elastike dhe e fortë me këtë esencë. Produkti ndihmon si në ndriçimin e fytyrës si dhe në parandalimin e shenjave të plakjes. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës dhe përdorim dite ose nate. Ideale për tonin e pabarabartë të lëkurës, njollat e plakjes, probleme me pigmentimin, shenjat dhe dëmtimet nga dielli.
In stock
Emulsioni i freskët nuk është ngjitës, por përthithet me lagështi. Hidraton llojet e lëkurës që kanë nevojë për kontroll të vajit dhe lagështisë. Zbut teksturën e lëkurës dhe ndihmon në relaksimin e saj. Helmi i bletes zhbllokon poret dhe heq papastërtitë, ndërsa përmbajtja e melatinës në pështymën e bletës ndihmon në mbrojtjen e lëkurave të ndjeshme. Bëhet nga ekstrakte të lëvores së gjedhit dhe përbërës natyralë që ndihmojnë në qetësimin dhe hidratimin e lëkurës. Kthen lëkurën e ndjeshme dhe të skuqur në lëkurë të pastër dhe të shëndetshme. Lehtëson acarimet dhe stresin e lëkurës. Për përdorim në cdo kohë të ditës në lëkurat e prirura për akne.
Out of stock
Është një hidratues kremoz për zonat e syve në një linjë të cilësisë më të mirë dhe më të vlerësuar për heqjen dhe zbardhjen e rrudhave. Ideale për probleme me tonin e pabarabartë të lëkurës, njollat e plakjes, pigmentimin, shenjat, apo dëmtimët nga dielli. 99% e saj bëhej nga ari, xhinseng i kuq, fshikëza mëndafshi e artë, qumësht blete. Ari nxit qarkullimin e gjakut dhe i jep më shumë shkëlqim lëkurës.Përdoret për detoksimin e lëkurës duke pastruar sebumin dhe materialet metalike, duke përshpejtuar thithjen e përbërësve të tjerë në lëkurë. Xhinsengu ka minerale anti-oksiduese dhe aminoacide për rigjallërimin e lëkurës së lodhur. Mëndafshi i fshikëzës i nxjerrë nga krimbi i artë, aktivizon rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Së fundmi, qumështi i bletës nga mali Jiri kontrollon ekuilibrin e pH, e mban lëkurën të fortë dhe i jep shkëlqim cdo fytyre. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, për përdorim në çdo kohë të ditës.
In stock
Africa Bird Homme All in One Fresh Controller përmban toner, balsam dhe esencë për një aplikim të përgjithshëm (3 në 1) për meshkujt që sapo kanë filluar me kujdesin ndaj lëkurës dhe janë konfuz nga gjithë hapat. Kjo formulë jo ngjitëse është bërë për lëkurën e yndyrshme për të siguruar kontrollin e sebumit. Zbardhja dhe përmirësimi i rrudhave nga tekstura e freskët që ndihmon lëkurën tuaj të hidratohet pasi ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të vajit dhe ujit në lëkurë. Përdor përbërës bimorë dhe përbërës që vijnë nga lulet si uji i Pemës Baobab, fara e Baobabit, Red Roi dhe shkurre. Hidratim i qëndrueshëm me kontroll të sebumit dhe një aromë të freskët detare.
In stock
Redukton shenjat, qukat, njollat e errëta dhe problemet e tonit të pabarabartë të lëkurës me ampulat prej arit të pastër 99%. Rrit efikasitetin e lëkurës për të qenë më e fortë, e bukur dhe rinore me toksinat më të mira duke filluar nga ari i pastër 24K që ndihmon në ndërtimin e kolagjenit 8 herë më shumë në lëkurë, deri te fuqia e xhinsengut Korean 6-vjeçar që ndihmon në mbrojtjen e qelizave të lëkurës duke i bërë më të shëndetshme, të pasura me anti-oksidues dhe më fleksible. Tekstura është e lehtë dhe jo-ngjitëse, duke e bërë atë që të thithet butësisht në lëkurë pa e bërë lëkurën të vajosur.
In stock
Një toner i mbushur me vitaminë c që i jep një nxitje hidratimit dhe lagështisë, teksa ndriçon dhe ekuilibron lëkurën. Bërë me 10% ekstrakt limoni jeshil nga ishulli Jeju, centella asiatica dhe vitaminë c për një ndjesi freskuese. Një toner eksfoliant për një fytyrë të shndritshme! Linja Vitapair C është përpunuar me përpikëri duke përdorur një metodë fermentimi që nxjerr ekstraktet natyrore për 24 orë. Kjo siguron që formula është e butë, por efektive.
In stock
Agran 20 Real Cream është formuluar me vaj organik argan maroken për të siguruar efekte ushqyese dhe forcuese të lëkurës. Ky krem ndihmon për të qetësuar lëkurën e thatë me anë të ushqimit për të arritur një lëkurë të fortë dhe rrezatuese. Vaji i fermentuar i arganit është krijuar për t’iu përgjigjur temperaturës së trupit për përthithjen më të mirë. Është një krem që shkrin në lëkurë, i bërë me vaj argani të thartuar, i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, por ideal për lëkurë të thatë dhe lëkurë që rripet lehtësisht. Pa 7 aditivë (pa benzinë, pa etanol, pa vaj mineral, pa ngjyra artificiale, pa benzofenon, pa surfactant sulfati, pa BHT).
In stock
Ampulë për pore që kujdeset për sebumin dhe e bën lëkurën tuaj të freskët. Ajo përmban vajin e gjetheve të pemës së çajit dhe përbërës që ndihmojnë në kujdesin e poreve (ekstrakt enantiachloranta, acid oleanik) për t’u kujdesur për sebumin dhe poret për lëkurë më të lëmuar. Shoqërohet me një ndjenjë të freskët dhe pasi përthithet lë një efekt mat plot hidratim. Ideale për lëkurat e yndyrshme dhe mikse.
In stock
Një ampulë me një strukturë vajore të freskët që i shton një shkëlqim natyral dhe delikat fytyrës. Përmban derivate të Vitaminës E dhe katër vajrave (vaj fare macadamia, vaj ulliri, vaj i farës hojoba, vaj i farës së rrushit) për ta bërë lëkurën tuaj të butë dhe me shkëlqim. Një hidratues i freskët vajor që mbulon lëkurën dhe përthithet pa një ndjesi ngjitëse. Për lëkurat normale dhe ato të thata.
In stock
Një locion i lehtë i bërë me ekstraktin e gjetheve të reja të çajit jeshil për të dhënë një përzierje unike të hidratimit të butë në shtresat më të thella të lëkurës. Emulsion me strukturë të butë jo-ngjitëse që përmban energjinë e pastër të çajit jeshil 10000 ppm të korrur për herë të parë në prill për të hidratuar lëkurën tuaj. Testuar dermatologjikisht dhe i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Out of stock
Reviews
There are no reviews yet.