Chamomile Calming Cream
2,500 L
Përmban 4,000 ppm ekstrakt të luleve Matricaria, të cilat qetësojnë lëkurën, e hidratojnë dhe e bëjnë atë të shëndetshme. Përmban vaj lule kamomili, pa aroma artificiale, për ta bërë lëkurën tuaj më të shëndetshme. Ka kaluar testet kundra irritimit të lëkurës .
In stock
Përmban 4,000 ppm ekstrakt të luleve Matricaria, të cilat qetësojnë lëkurën, e hidratojnë dhe e bëjnë atë të shëndetshme. Përmban vaj lule kamomili, pa aroma artificiale, për ta bërë lëkurën tuaj më të shëndetshme. Ka kaluar testet kundra irritimit të lëkurës.
Contains 4,000 ppm of Matricaria flower extract, which soothes the skin, moisturizes the skin and makes it healthy. It contains chamomile flower oil, not artificial fragrance, to make your skin healthier. Skin irritation test completed.
Related Products
Ampulë për pore që kujdeset për sebumin dhe e bën lëkurën tuaj të freskët. Ajo përmban vajin e gjetheve të pemës së çajit dhe përbërës që ndihmojnë në kujdesin e poreve (ekstrakt enantiachloranta, acid oleanik) për t’u kujdesur për sebumin dhe poret për lëkurë më të lëmuar. Shoqërohet me një ndjenjë të freskët dhe pasi përthithet lë një efekt mat plot hidratim. Ideale për lëkurat e yndyrshme dhe mikse.
In stock
Një toner i ujshëm që përmban 10000ppm ekstrakt të çajit jeshil për të dhënë një energji të pastër hidratuese. Një toner me strukturë të butë jo-ngjitëse që përmban energjinë e pastër të çajit jeshil 10000 ppm të korrur për herë të parë në prill për të hidratuar lëkurën tuaj. Testuar dermatologjikisht.
In stock
Ampulë hidratuese që mbush lëkurën e thatë plot hidratim. Formuluar me ujë deti të pasur me minerale (75.92%), minerale (klorur kalciumi, sulfat magnezi), dhe xylitol për të ndihmuar në hidratim. Kjo ampulë mineralesh jep një shtysë freskuese hidratimi për një përfundim të butë dhe të lëmuar. Është një lloj ampule që rrjedh thellë në lëkurë dhe sjell ndjesi hidratiimi. E përshtashme për të gjitha llojet e lëkurës.
In stock
Agran 20 Oil Essence është bërë me vaj argani, si dhe gjalpë shea për një aplikim të butë, duke e lënë lëkurën të lagur dhe të lëmuar. Ekstrakte vajore të bimëve të ndryshme përdoren për rinovimin e lëkurës. E bërë me teknologjinë e temperaturave të larta të Nature Republic, linja e kujdesit të lëkurës argan 20 absorbohet lehtësisht në lëkurë për ta lënë lëkurën të lagur dhe të butë. Është një esencë si vajore ashtu dhe kremoze për të gjitha llojet e lëkurës, por ideale për lëkurë të thatë që rripet kollaj.
In stock
Një krem i freskët dhe hidratues për burrat, që mbush lëkurën e thatë dhe të tendosur me lagështi duke ndihmuar në zvogëlimin e rrudhave dhe shkëlqimin e lëkurës. Ekstrakti i farës Baobab dhe ekstrakti i gjetheve Rooibos hidratojnë dhe vitalizojnë lëkurën teksa në të njejtën kohë, forcojnë aftësinë e lëkurës për të ruajtur hidratimin. Një zgjedhje perfekte për burrat që dëshirojnë një lëkurës jo-ngjitëse dhe të hidratuar.
In stock
Esenca me jargë kërmilli përmban filtrat e sekretimit të kërmijve të nxjerrë nga zona të paprekura natyrore. Kjo e bën lëkurën më të shëndetshme dhe rrezatuese duke siguruar gjallëri për lëkurën e stresuar. Esenca përmban 68% filtrat të jargëve të kërmillit. Përmirëson aftësinë e mbajtjes së ujit të lëkurës dhe e bën teksturën e lëkurës rrezatuese. Përmirëson lëkurën e dëmtuar teksa zbardh dhe zbeh rrudhat. Filtra e sekretimit të kërmillit është efektive në riparimin e shenjave dhe shërimin e çdo lloj njolle të çngjyrosur. I përshtatshëm për përdorim në çdo kohë të ditës për të gjitha llojet e lëkurave.
In stock
Një krem hidratues luksoz dhe si prej mëndafshi me 99% ar të pastër që kombinon xhinseng të kuq dhe qumësht blete për të ushqyer intensivisht lëkurën dhe për të përmirësuar pamjen e tonit të lëkurës, teksturës dhe rrudhave. Ari 99% nxit qarkullimin e gjakut dhe i jep më shumë shkëlqim lëkurës. Xhinsengu ka minerale anti-oksiduese dhe aminoacide për rigjallërimin e lëkurës së lodhur. Mëndafshi i fshikëzës i nxjerrë nga krimbi i artë, aktivizon rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Së fundmi, qumështi i bletës nga mali Jiri kontrollon ekuilibrin e pH, e mban lëkurën të fortë dhe i jep shkëlqim cdo fytyre. Ideale për tonin e pabarabartë të lëkurës, njollat e plakjes, pigmentimin, shenjat, njollat dhe demtimet në lëkurë nga dielli. Për të gjitha llojet e lëkurës, por jep efektet më të dukshme në lëkurë madhore.
In stock
Agran 20 Real Cream është formuluar me vaj organik argan maroken për të siguruar efekte ushqyese dhe forcuese të lëkurës. Ky krem ndihmon për të qetësuar lëkurën e thatë me anë të ushqimit për të arritur një lëkurë të fortë dhe rrezatuese. Vaji i fermentuar i arganit është krijuar për t’iu përgjigjur temperaturës së trupit për përthithjen më të mirë. Është një krem që shkrin në lëkurë, i bërë me vaj argani të thartuar, i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, por ideal për lëkurë të thatë dhe lëkurë që rripet lehtësisht. Pa 7 aditivë (pa benzinë, pa etanol, pa vaj mineral, pa ngjyra artificiale, pa benzofenon, pa surfactant sulfati, pa BHT).
Out of stock
Është një krem intensiv për rritjen e elasticitetit të lëkurës që përmban 62% të filtratit të sekretimit të kërmillit për të rimbushur lëkurën me lëndë ushqyese dhe për ta forcuar atë. Përbërësi kryesor i mukusit të kërmillit, ndihmon në luftën ndaj parandalimit të dehidratimit së lëkurës nga mjedise të jashtme të ashpra dhe ndihmon për ta bërë lëkurën me shkëlqim dhe të shëndetshme. Redukton skuqjet, heq qelizat e vdekura dhe riparon shenjat e plagët, teksa shëron dhe tonet e pabarabarta /njollat. Mund të përdoret nga të gjitha tipet e lëkurës. Përmban gjithashtu vanilje, ekstrakt algash, ceramide dhe polisaharide për të ndriçuar tonin e lëkurës, duke t’i krijuar lëkurës një barrierë më të fortë dhe një hidratim më të fuqishëm.
Out of stock
Redukton shenjat, qukat, njollat e errëta dhe problemet e tonit të pabarabartë të lëkurës me ampulat prej arit të pastër 99%. Rrit efikasitetin e lëkurës për të qenë më e fortë, e bukur dhe rinore me toksinat më të mira duke filluar nga ari i pastër 24K që ndihmon në ndërtimin e kolagjenit 8 herë më shumë në lëkurë, deri te fuqia e xhinsengut Korean 6-vjeçar që ndihmon në mbrojtjen e qelizave të lëkurës duke i bërë më të shëndetshme, të pasura me anti-oksidues dhe më fleksible. Tekstura është e lehtë dhe jo-ngjitëse, duke e bërë atë që të thithet butësisht në lëkurë pa e bërë lëkurën të vajosur.
In stock
Një ampulë me një strukturë vajore të freskët që i shton një shkëlqim natyral dhe delikat fytyrës. Përmban derivate të Vitaminës E dhe katër vajrave (vaj fare macadamia, vaj ulliri, vaj i farës hojoba, vaj i farës së rrushit) për ta bërë lëkurën tuaj të butë dhe me shkëlqim. Një hidratues i freskët vajor që mbulon lëkurën dhe përthithet pa një ndjesi ngjitëse. Për lëkurat normale dhe ato të thata.
In stock
Linja e helmit të bletës është e shkëlqyeshme për lëkurën e ndjeshme dhe të prirur për akne. Përmban ekstraktin e pemës Myrtus Ugni dhe përbërës të tjerë natyralë që përdoren si kompleks anti-akne për të hidratuar dhe qetësuar lëkurën. Ndihmon gjithashtu në zhbllokimin e poreve dhe shpërbërjen e papastërtive në lëkurë. Përmban 77% kompleks të helmit të bletës dhe përbërës natyralë siç janë lactobacillus, ekstrakt i fermentimit të fasuleve, ekstrakt bërdullaku, shelg, selvi, ekstrakt ari dhe rigon. Nuk përmban gjithashtu 8 kimikate (Pa paraben, pa aromë artificiale, pa pigment artificial, pa vaj mineral, pa surfaktant kimik, pa talk, pa benzofenon, pa trietanolaminë).
Out of stock