Fresh Green Tea 70 Toner
1,650 L
Toneri i formuluar me gjethe të freskëta të çajit jeshil, furnizon lagështi dhe lëndë ushqyese në lëkurë. Intensivisht siguron një rritje të lagështisë dhe të lëndëve ushqyese për lëkurën. Ekstrakt i formuluar me gjethe të çajit jeshil. Intensivisht siguron një mburojë të lagështisë mbi lëkurë. Freskon dhe pastron lëkurën gjatë ditës. Pa paraben, pa talk, pa materiale shtazore, pa materiale natyrore minerale, pa benzofenon, pa pigment artificial, pa trietanolaminë.
In stock
Toneri i formuluar me gjethe të freskëta të çajit jeshil, furnizon lagështi dhe lëndë ushqyese në lëkurë. Intensivisht siguron një rritje të lagështisë dhe të lëndëve ushqyese për lëkurën. Ekstrakt i formuluar me gjethe të çajit jeshil. Intensivisht siguron një mburojë të lagështisë mbi lëkurë. Freskon dhe pastron lëkurën gjatë ditës. Pa paraben, pa talk, pa materiale shtazore, pa materiale natyrore minerale, pa benzofenon, pa pigment artificial, pa trietanolaminë.
The toner formulated with fresh green tea leaves, supplies moisture and nutrient. Intensively provides a surge of moisture and nutrition for skin. Formulated witn Green tea leaf extract. Intensively provides a shield of moisture and nutrition for skin. Refreshes and clarifies skin during the day. Paraben free, talc free, animal material free, mineral nature material free, benzophenone free, artificial pigment free, triethanolamine free.
Related Products
Agran 20 Real Cream është formuluar me vaj organik argan maroken për të siguruar efekte ushqyese dhe forcuese të lëkurës. Ky krem ndihmon për të qetësuar lëkurën e thatë me anë të ushqimit për të arritur një lëkurë të fortë dhe rrezatuese. Vaji i fermentuar i arganit është krijuar për t’iu përgjigjur temperaturës së trupit për përthithjen më të mirë. Është një krem që shkrin në lëkurë, i bërë me vaj argani të thartuar, i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, por ideal për lëkurë të thatë dhe lëkurë që rripet lehtësisht. Pa 7 aditivë (pa benzinë, pa etanol, pa vaj mineral, pa ngjyra artificiale, pa benzofenon, pa surfactant sulfati, pa BHT).
Out of stock
Një krem qetësues me hidratim intensiv që qetëson lëkurën e ndjeshme dhe forcon barrierën e lëkurës për t’u mbrojtur nga bakteret dhe agresorët e tjerë mjedisorë. Bërë me 74% ekstrakt të pemës së çajit. Është i lehtë, thithet shpejtë dhe është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Pema e çajit është e shkëlqyeshme në kujdesin e lëkurës për të luftuar skuqjet, aknet dhe sensitivitetin, ndërsa përzierja Cica ndihmon në rivendosjen e shëndetit të lëkurës duke rritur imunitetin dhe duke luftuar papastërtitë. Kremi ndihmon ne ruajtjen e ekuilibrit mes ujit dhe yndyrës në lëkurë me anë të ujit të freskët, jo ngjites dhe pa lagështi. Krem qetësues hidratues për lëkurë të ndjeshme dhe sensitive.
In stock
Agran 20 Oil Essence është bërë me vaj argani, si dhe gjalpë shea për një aplikim të butë, duke e lënë lëkurën të lagur dhe të lëmuar. Ekstrakte vajore të bimëve të ndryshme përdoren për rinovimin e lëkurës. E bërë me teknologjinë e temperaturave të larta të Nature Republic, linja e kujdesit të lëkurës argan 20 absorbohet lehtësisht në lëkurë për ta lënë lëkurën të lagur dhe të butë. Është një esencë si vajore ashtu dhe kremoze për të gjitha llojet e lëkurës, por ideale për lëkurë të thatë që rripet kollaj.
In stock
Africa Bird Homme All in One Fresh Controller përmban toner, balsam dhe esencë për një aplikim të përgjithshëm (3 në 1) për meshkujt që sapo kanë filluar me kujdesin ndaj lëkurës dhe janë konfuz nga gjithë hapat. Kjo formulë jo ngjitëse është bërë për lëkurën e yndyrshme për të siguruar kontrollin e sebumit. Zbardhja dhe përmirësimi i rrudhave nga tekstura e freskët që ndihmon lëkurën tuaj të hidratohet pasi ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të vajit dhe ujit në lëkurë. Përdor përbërës bimorë dhe përbërës që vijnë nga lulet si uji i Pemës Baobab, fara e Baobabit, Red Roi dhe shkurre. Hidratim i qëndrueshëm me kontroll të sebumit dhe një aromë të freskët detare.
In stock
Një program inovativ për kujdesin e lëkurës që jep hidratim dhe zvogëlon rrudhat. Shihni rezultatet e ndryshimit brenda 7 ditëve, dhe të plota në 4 javë. Ka gjithsej 28 ampula, 1 ampulë në ditë. Magjia e lëkurës rinore, duke krijuar një lëkurë të ndritshme dhe të shëndetshme. Kjo ampulë thithet lehtësisht në lëkurë për nje efekt si shkëlqyes ashtu edhe rigjenerues, duke luftuar rrudhat. Përmban kompleksin e kolagjenit xhinseng dhe aminoacide të mëndafshit që rrjedhin nga krimbi i artë i mëndafshit për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës. Ekstraktet e pasura me lëndë ushqyese i japin lëkurës një pamje më të shëndetshme.
Out of stock
Ampulë peeling që ndihmon në eksfolim dhe e bën lëkurën tuaj të lëmuar. Një kombinim i acidit citrik për të ndihmuar në eksfolimin e lëkurës suaj, ekstraktit të lëvores së bardhë të shelgut për të ndihmuar në kujdesin e poreve dhe ekstraktit të lëvores së shelgut të zi për të ndihmuar në lëmimin e teksturës së lëkurës. Formulim i ujshëm që absorbohet freskët dhe butësisht. Për lëkurat e yndyrshme dhe mikse.
In stock
Është një krem intensiv për rritjen e elasticitetit të lëkurës që përmban 62% të filtratit të sekretimit të kërmillit për të rimbushur lëkurën me lëndë ushqyese dhe për ta forcuar atë. Përbërësi kryesor i mukusit të kërmillit, ndihmon në luftën ndaj parandalimit të dehidratimit së lëkurës nga mjedise të jashtme të ashpra dhe ndihmon për ta bërë lëkurën me shkëlqim dhe të shëndetshme. Redukton skuqjet, heq qelizat e vdekura dhe riparon shenjat e plagët, teksa shëron dhe tonet e pabarabarta /njollat. Mund të përdoret nga të gjitha tipet e lëkurës. Përmban gjithashtu vanilje, ekstrakt algash, ceramide dhe polisaharide për të ndriçuar tonin e lëkurës, duke t’i krijuar lëkurës një barrierë më të fortë dhe një hidratim më të fuqishëm.
Out of stock
Është një hidratues kremoz për zonat e syve në një linjë të cilësisë më të mirë dhe më të vlerësuar për heqjen dhe zbardhjen e rrudhave. Ideale për probleme me tonin e pabarabartë të lëkurës, njollat e plakjes, pigmentimin, shenjat, apo dëmtimët nga dielli. 99% e saj bëhej nga ari, xhinseng i kuq, fshikëza mëndafshi e artë, qumësht blete. Ari nxit qarkullimin e gjakut dhe i jep më shumë shkëlqim lëkurës.Përdoret për detoksimin e lëkurës duke pastruar sebumin dhe materialet metalike, duke përshpejtuar thithjen e përbërësve të tjerë në lëkurë. Xhinsengu ka minerale anti-oksiduese dhe aminoacide për rigjallërimin e lëkurës së lodhur. Mëndafshi i fshikëzës i nxjerrë nga krimbi i artë, aktivizon rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Së fundmi, qumështi i bletës nga mali Jiri kontrollon ekuilibrin e pH, e mban lëkurën të fortë dhe i jep shkëlqim cdo fytyre. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, për përdorim në çdo kohë të ditës.
Only 1 left in stock
Një toner qetësues dhe hidratues që nxit ekuilibrin e ujit dhe vajit për lëkurat e ndjeshme, të thata ose të prirur për akne. Toner qetësues, me acid të dobët dhe përbërës PHA me stimulim të ulët që ndihmon në një eksofilm të butë. Linja Green Derma Tea Tree Cica qetëson lëkurën e ndjeshme me probleme dhe siguron një linjë hidratuese plot freski. 300 ml
In stock
Linja e helmit të bletës është e shkëlqyeshme për lëkurën e ndjeshme dhe të prirur për akne. Përmban ekstraktin e pemës Myrtus Ugni dhe përbërës të tjerë natyralë që përdoren si kompleks anti-akne për të hidratuar dhe qetësuar lëkurën. Ndihmon gjithashtu në zhbllokimin e poreve dhe shpërbërjen e papastërtive në lëkurë. Përmban 77% kompleks të helmit të bletës dhe përbërës natyralë siç janë lactobacillus, ekstrakt i fermentimit të fasuleve, ekstrakt bërdullaku, shelg, selvi, ekstrakt ari dhe rigon. Nuk përmban gjithashtu 8 kimikate (Pa paraben, pa aromë artificiale, pa pigment artificial, pa vaj mineral, pa surfaktant kimik, pa talk, pa benzofenon, pa trietanolaminë).
Out of stock
Kremi mbron lëkurën nga mjedisi i jashtëm duke formuar një film hidratimi mbi lëkurë. Formulë e lehtë ujore pa një ndjesi kremoze dhe të rëndë, e bërë nga 33 lloje ekstraktesh detare për të rigjallëruar lëkurën tuaj. Përmban ujin e oqeanit 914 metra të thellë të detit Kona në Hawaii, i cili menjëherë hidraton lëkurën tuaj me një ndjesi freskuese dhe mban lagështinë në lëkurën tuaj deri në 24 orë. Për lëkurat mikse dhe përdorim në çdo kohë të ditës.
In stock
Ampulë për pore që kujdeset për sebumin dhe e bën lëkurën tuaj të freskët. Ajo përmban vajin e gjetheve të pemës së çajit dhe përbërës që ndihmojnë në kujdesin e poreve (ekstrakt enantiachloranta, acid oleanik) për t’u kujdesur për sebumin dhe poret për lëkurë më të lëmuar. Shoqërohet me një ndjenjë të freskët dhe pasi përthithet lë një efekt mat plot hidratim. Ideale për lëkurat e yndyrshme dhe mikse.
In stock