Lotus Renew Toner
2,500 L
Përmban ekstrakt zambaku uji (800 ppm) që mbron lëkurën, duke e bërë atë një lëkurë vitale dhe të ushqyer. Përmban vajra esencial me origjinë bimore, pa aroma artificiale, për ta bërë lëkurën tuaj më të shëndetshme. Ka kaluar testet kundra irritimit të lëkurës.
Si ta përdorni: Pas pastrimit, merrni një sasi të përshtatshme dhe vendoseni në të gjithë fytyrën dhe lëreni të përthithet.
In stock
Përmban ekstrakt zambaku uji (800 ppm) që mbron lëkurën, duke e bërë atë një lëkurë vitale dhe të ushqyer. Përmban vajra esencial me origjinë bimore, pa aroma artificiale, për ta bërë lëkurën tuaj më të shëndetshme. Ka kaluar testet kundra irritimit të lëkurës.
Si ta përdorni: Pas pastrimit, merrni një sasi të përshtatshme dhe vendoseni në të gjithë fytyrën dhe lëreni të përthithet.
It contains lotus extract (800ppm) that protects the skin, making it a vital and nutritious skin. Contains plant-derived essential oils, not artificial fragrances, to make your skin healthier. Skin irritation test completed.
How to use: After cleansing, take an appropriate amount in the first step of skin care and apply it all over the face and let it absorb.
Related Products
Një toner i mbushur me vitaminë c që i jep një nxitje hidratimit dhe lagështisë, teksa ndriçon dhe ekuilibron lëkurën. Bërë me 10% ekstrakt limoni jeshil nga ishulli Jeju, centella asiatica dhe vitaminë c për një ndjesi freskuese. Një toner eksfoliant për një fytyrë të shndritshme! Linja Vitapair C është përpunuar me përpikëri duke përdorur një metodë fermentimi që nxjerr ekstraktet natyrore për 24 orë. Kjo siguron që formula është e butë, por efektive.
Një krem hidratues luksoz dhe si prej mëndafshi me 99% ar të pastër që kombinon xhinseng të kuq dhe qumësht blete për të ushqyer intensivisht lëkurën dhe për të përmirësuar pamjen e tonit të lëkurës, teksturës dhe rrudhave. Ari 99% nxit qarkullimin e gjakut dhe i jep më shumë shkëlqim lëkurës. Xhinsengu ka minerale anti-oksiduese dhe aminoacide për rigjallërimin e lëkurës së lodhur. Mëndafshi i fshikëzës i nxjerrë nga krimbi i artë, aktivizon rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Së fundmi, qumështi i bletës nga mali Jiri kontrollon ekuilibrin e pH, e mban lëkurën të fortë dhe i jep shkëlqim cdo fytyre. Ideale për tonin e pabarabartë të lëkurës, njollat e plakjes, pigmentimin, shenjat, njollat dhe demtimet në lëkurë nga dielli. Për të gjitha llojet e lëkurës, por jep efektet më të dukshme në lëkurë madhore.
Një trajtim i pasur me ar të përqendruar që i jep lëkurës veti ushqyese dhe ultra-riparuese. Ari e rivitalizon lëkurën dhe aktivizon rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Është një trajtim luksoz me xhenxhefil, qumësht blete, fshikëz mëndafshi të artë dhe ar. Esenca ka aftësinë të kapi dhe kyçi hidratimin në lëkurë. Lëkura do të ndihet më elastike dhe e fortë me këtë esencë. Produkti ndihmon si në ndriçimin e fytyrës si dhe në parandalimin e shenjave të plakjes. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës dhe përdorim dite ose nate. Ideale për tonin e pabarabartë të lëkurës, njollat e plakjes, probleme me pigmentimin, shenjat dhe dëmtimet nga dielli.
Një ampulë qetësuese që ndihmon për kujdesin ndaj lëkurës së ashpër lehtësisht. Përmban Madecassoside dhe 3 përbërës me prejardhje nga perimet (vajin e farave të Echium plantagineum, vajin e farave të lulediellit, ekstrakt nga hardhia e lules Balloon) për të ndihmuar në qetësimin e lëkurës. Është një lloj xheli i lagësht që sjell një ndjesi të butë hidratuese në lëkurë. Funksionon për të gjitha llojet e lëkurës.
Solucionin i kërmillit është një linjë e përqendruar e kujdesit që përmban filtra të sekretimit të kërmillit që gjenden në natyrë, të cilët aktivizojnë lëkurën e stresuar duke e bërë lëkurën më të shëndetshme dhe me shkëlqim. Ky toner ka një funksion forcues që qetëson lëkurën e ashpër me 80% filtrat të sekretimit të kërmillit dhe ruan ekuilibrin e lagështisë së lëkurës duke krijuar një film hidratimi. Ai i jep shkëlqim lëkurës dhe zvogëlon rrudhat. Emulsion me tëksturë të lëngshme për të gjitha llojet e lëkurës. Redukton skuqjen dhe heq qelizat e vdekura. Solucioni i kërmillit ushqen lëkurën deri në të thellësi dhe ndihmon në përshpejtimin e rigjenerimit për një lëkurë më elastike dhe me shkëlqim. Ekstrakti i vaniljes ka antioksidantë shkëlqyes që i japin lëkurës një shkëlqim rinor.
Agran 20 Real Cream është formuluar me vaj organik argan maroken për të siguruar efekte ushqyese dhe forcuese të lëkurës. Ky krem ndihmon për të qetësuar lëkurën e thatë me anë të ushqimit për të arritur një lëkurë të fortë dhe rrezatuese. Vaji i fermentuar i arganit është krijuar për t’iu përgjigjur temperaturës së trupit për përthithjen më të mirë. Është një krem që shkrin në lëkurë, i bërë me vaj argani të thartuar, i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, por ideal për lëkurë të thatë dhe lëkurë që rripet lehtësisht. Pa 7 aditivë (pa benzinë, pa etanol, pa vaj mineral, pa ngjyra artificiale, pa benzofenon, pa surfactant sulfati, pa BHT).
Emulsioni i freskët nuk është ngjitës, por përthithet me lagështi. Hidraton llojet e lëkurës që kanë nevojë për kontroll të vajit dhe lagështisë. Zbut teksturën e lëkurës dhe ndihmon në relaksimin e saj. Helmi i bletes zhbllokon poret dhe heq papastërtitë, ndërsa përmbajtja e melatinës në pështymën e bletës ndihmon në mbrojtjen e lëkurave të ndjeshme. Bëhet nga ekstrakte të lëvores së gjedhit dhe përbërës natyralë që ndihmojnë në qetësimin dhe hidratimin e lëkurës. Kthen lëkurën e ndjeshme dhe të skuqur në lëkurë të pastër dhe të shëndetshme. Lehtëson acarimet dhe stresin e lëkurës. Për përdorim në cdo kohë të ditës në lëkurat e prirura për akne.
Ampulë për pore që kujdeset për sebumin dhe e bën lëkurën tuaj të freskët. Ajo përmban vajin e gjetheve të pemës së çajit dhe përbërës që ndihmojnë në kujdesin e poreve (ekstrakt enantiachloranta, acid oleanik) për t’u kujdesur për sebumin dhe poret për lëkurë më të lëmuar. Shoqërohet me një ndjenjë të freskët dhe pasi përthithet lë një efekt mat plot hidratim. Ideale për lëkurat e yndyrshme dhe mikse.
Një krem i freskët dhe hidratues për burrat, që mbush lëkurën e thatë dhe të tendosur me lagështi duke ndihmuar në zvogëlimin e rrudhave dhe shkëlqimin e lëkurës. Ekstrakti i farës Baobab dhe ekstrakti i gjetheve Rooibos hidratojnë dhe vitalizojnë lëkurën teksa në të njejtën kohë, forcojnë aftësinë e lëkurës për të ruajtur hidratimin. Një zgjedhje perfekte për burrat që dëshirojnë një lëkurës jo-ngjitëse dhe të hidratuar.
Krem i pasur me 99% ar të pastër që stimulon qarkullimin e gjakut. Kombinuar me xhinseng të kuq 6 vjecar dhe qumësht blete për lëkurë të butë dhe të lëmuar. Është nje linjë produktesh me cilësinë më të mirë dhe më të vlerësuar për heqjen dhe zbehjen e rrudhave për të gjitha llojet e lëkurës dhe për çdo kohë të përdorimit gjatë ditës. Krem me formule ujore për fytyrën që është anti-plakje, hidratues, ushqyes dhe ndriçues. Ideale për tonin e pabarabartë të lëkurës, njollat e plakjes, pigmentimin, shenjat dhe dëmtimet nga dielli. Përdoret për rigjallërimin e lëkurës së lodhur, aktivizon rigjenerimin e qelizave të lëkurës, e mban lëkurën të fortë dhe jep efekte ndriçuese për lëkurën.
Një toner ushqyes që kombinon xhinseng të kuq dhe qumësht blete për të hidratuar intensivisht lëkurën dhe për të përmirësuar pamjen e saj. Toner me ushqyes të nevojshëm, që mban ekuilibrin e vajit dhe hidratimit dhe e bën lëkurën tuaj të gjallë. Mban lëkurën elastike dhe të shëndetshme. Përfshin ekstraktin e xhinsengut të kuq Goryeo, ar me pastërti 99% dhe aminoacidet e mëndafshit.
Një serum i tipit xhel për njollat që thithet shpejt për të siguruar trajtim të njollave në lëkurë të trazuar pa lënë asnjë ndjesi ngjitëse. Formula e xhelit maksimizon hidratmin dhe absorbohet shpejt. Formuluar me ujin e gjetheve të pemës së çajit dhe 5 përbërës Cica për të dhënë efekte të jashtëzakonshme qetësues për lëkurë të ndjeshme. Testuar dermatologjikisht dhe i përshtatshëm për lëkurën me akne.