Pure Cherry Blossom Glowing Emulsion
950 L
Një locion qetësues për fytyrën me një formulë në trajtë xheli të holluar i bërë me ekstraktin e luleve të qershive japoneze (10,000 ppm), niacinamide dhe vajin e farës Camellia. Ekstrakti i luleve të qershisë siguron hidratim të menjëhershëm dhe përfitime qetësuese, vaji i farës Camellia jep një burim natyral të antioksidantëve dhe vitaminave për të promovuar shëndetin dhe vitalitetin e lëkurës dhe niacinamidet mbrojnë lëkurën nga agresorët mjedisorë dhe zvogëlon shfaqjen e poreve të mëdha ose të bllokuara. E përshtashme për lëkurën e thatë dhe të ndjeshme. Formula jep hidratim të thellë pa një ndjesi ngjitëse. Ndriçon dhe forcon barrierën e lëkurës.
In stock
Një locion qetësues për fytyrën me një formulë në trajtë xheli të holluar i bërë me ekstraktin e luleve të qershive japoneze (10,000 ppm), niacinamide dhe vajin e farës Camellia. Ekstrakti i luleve të qershisë siguron hidratim të menjëhershëm dhe përfitime qetësuese, vaji i farës Camellia jep një burim natyral të antioksidantëve dhe vitaminave për të promovuar shëndetin dhe vitalitetin e lëkurës dhe niacinamidet mbrojnë lëkurën nga agresorët mjedisorë dhe zvogëlon shfaqjen e poreve të mëdha ose të bllokuara. E përshtashme për lëkurën e thatë dhe të ndjeshme. Formula jep hidratim të thellë pa një ndjesi ngjitëse. Ndriçon dhe forcon barrierën e lëkurës.
A soothing face lotion with watery gel texture made with Pure Cherry Blossom extract (10,000 ppm), niacinamide, and camellia seed oil. The Cherry Blossom extract provides instant hydration and soothing benefits, Camellia seed oil delivers a natural source of antioxidants and vitamins to promote skin health and vitality and Niacinamide protect skin from environmental aggressors and reduce the appearance of large or clogged pores. For dry, dull and sensitive skin. Lightweight texture delivers deep hydration without a sticky residue. Brightens and strengthens the skin barrier.
Related Products
Agran 20 Oil Essence është bërë me vaj argani, si dhe gjalpë shea për një aplikim të butë, duke e lënë lëkurën të lagur dhe të lëmuar. Ekstrakte vajore të bimëve të ndryshme përdoren për rinovimin e lëkurës. E bërë me teknologjinë e temperaturave të larta të Nature Republic, linja e kujdesit të lëkurës argan 20 absorbohet lehtësisht në lëkurë për ta lënë lëkurën të lagur dhe të butë. Është një esencë si vajore ashtu dhe kremoze për të gjitha llojet e lëkurës, por ideale për lëkurë të thatë që rripet kollaj.
In stock
Toneri me helm blete përmban acid salicilik dhe 83% kompleks helm blete. Kontrollon nivelet e PH dhe lehtëson stresin e lëkurës. Kthen lëkurën e lodhur dhe të errët në lëkurë të ndritshme dhe me shkëlqim. Trajton lëkurën e ndjeshme dhe të prirur për akne. Zhbllokon poret dhe zhduk papastërtitë. Zbut acarimet, inflamacionin dhe stresin në lëkurë. Për përdorim dite dhe nate.
In stock
Një trajtim i pasur me ar të përqendruar që i jep lëkurës veti ushqyese dhe ultra-riparuese. Ari e rivitalizon lëkurën dhe aktivizon rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Është një trajtim luksoz me xhenxhefil, qumësht blete, fshikëz mëndafshi të artë dhe ar. Esenca ka aftësinë të kapi dhe kyçi hidratimin në lëkurë. Lëkura do të ndihet më elastike dhe e fortë me këtë esencë. Produkti ndihmon si në ndriçimin e fytyrës si dhe në parandalimin e shenjave të plakjes. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës dhe përdorim dite ose nate. Ideale për tonin e pabarabartë të lëkurës, njollat e plakjes, probleme me pigmentimin, shenjat dhe dëmtimet nga dielli.
In stock
Është një krem intensiv për rritjen e elasticitetit të lëkurës që përmban 62% të filtratit të sekretimit të kërmillit për të rimbushur lëkurën me lëndë ushqyese dhe për ta forcuar atë. Përbërësi kryesor i mukusit të kërmillit, ndihmon në luftën ndaj parandalimit të dehidratimit së lëkurës nga mjedise të jashtme të ashpra dhe ndihmon për ta bërë lëkurën me shkëlqim dhe të shëndetshme. Redukton skuqjet, heq qelizat e vdekura dhe riparon shenjat e plagët, teksa shëron dhe tonet e pabarabarta /njollat. Mund të përdoret nga të gjitha tipet e lëkurës. Përmban gjithashtu vanilje, ekstrakt algash, ceramide dhe polisaharide për të ndriçuar tonin e lëkurës, duke t’i krijuar lëkurës një barrierë më të fortë dhe një hidratim më të fuqishëm.
Out of stock
Linja e helmit të bletës është e shkëlqyeshme për lëkurën e ndjeshme dhe të prirur për akne. Përmban ekstraktin e pemës Myrtus Ugni dhe përbërës të tjerë natyralë që përdoren si kompleks anti-akne për të hidratuar dhe qetësuar lëkurën. Ndihmon gjithashtu në zhbllokimin e poreve dhe shpërbërjen e papastërtive në lëkurë. Përmban 77% kompleks të helmit të bletës dhe përbërës natyralë siç janë lactobacillus, ekstrakt i fermentimit të fasuleve, ekstrakt bërdullaku, shelg, selvi, ekstrakt ari dhe rigon. Nuk përmban gjithashtu 8 kimikate (Pa paraben, pa aromë artificiale, pa pigment artificial, pa vaj mineral, pa surfaktant kimik, pa talk, pa benzofenon, pa trietanolaminë).
Out of stock
Një krem qetësues me hidratim intensiv që qetëson lëkurën e ndjeshme dhe forcon barrierën e lëkurës për t’u mbrojtur nga bakteret dhe agresorët e tjerë mjedisorë. Bërë me 74% ekstrakt të pemës së çajit. Është i lehtë, thithet shpejtë dhe është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Pema e çajit është e shkëlqyeshme në kujdesin e lëkurës për të luftuar skuqjet, aknet dhe sensitivitetin, ndërsa përzierja Cica ndihmon në rivendosjen e shëndetit të lëkurës duke rritur imunitetin dhe duke luftuar papastërtitë. Kremi ndihmon ne ruajtjen e ekuilibrit mes ujit dhe yndyrës në lëkurë me anë të ujit të freskët, jo ngjites dhe pa lagështi. Krem qetësues hidratues për lëkurë të ndjeshme dhe sensitive.
In stock
Agran 20 Real Cream është formuluar me vaj organik argan maroken për të siguruar efekte ushqyese dhe forcuese të lëkurës. Ky krem ndihmon për të qetësuar lëkurën e thatë me anë të ushqimit për të arritur një lëkurë të fortë dhe rrezatuese. Vaji i fermentuar i arganit është krijuar për t’iu përgjigjur temperaturës së trupit për përthithjen më të mirë. Është një krem që shkrin në lëkurë, i bërë me vaj argani të thartuar, i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, por ideal për lëkurë të thatë dhe lëkurë që rripet lehtësisht. Pa 7 aditivë (pa benzinë, pa etanol, pa vaj mineral, pa ngjyra artificiale, pa benzofenon, pa surfactant sulfati, pa BHT).
Out of stock
Një toner i ujshëm që përmban 10000ppm ekstrakt të çajit jeshil për të dhënë një energji të pastër hidratuese. Një toner me strukturë të butë jo-ngjitëse që përmban energjinë e pastër të çajit jeshil 10000 ppm të korrur për herë të parë në prill për të hidratuar lëkurën tuaj. Testuar dermatologjikisht.
In stock
Esenca me jargë kërmilli përmban filtrat e sekretimit të kërmijve të nxjerrë nga zona të paprekura natyrore. Kjo e bën lëkurën më të shëndetshme dhe rrezatuese duke siguruar gjallëri për lëkurën e stresuar. Esenca përmban 68% filtrat të jargëve të kërmillit. Përmirëson aftësinë e mbajtjes së ujit të lëkurës dhe e bën teksturën e lëkurës rrezatuese. Përmirëson lëkurën e dëmtuar teksa zbardh dhe zbeh rrudhat. Filtra e sekretimit të kërmillit është efektive në riparimin e shenjave dhe shërimin e çdo lloj njolle të çngjyrosur. I përshtatshëm për përdorim në çdo kohë të ditës për të gjitha llojet e lëkurave.
In stock
Një locion i lehtë i bërë me ekstraktin e gjetheve të reja të çajit jeshil për të dhënë një përzierje unike të hidratimit të butë në shtresat më të thella të lëkurës. Emulsion me strukturë të butë jo-ngjitëse që përmban energjinë e pastër të çajit jeshil 10000 ppm të korrur për herë të parë në prill për të hidratuar lëkurën tuaj. Testuar dermatologjikisht dhe i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Out of stock
Krem i pasur me 99% ar të pastër që stimulon qarkullimin e gjakut. Kombinuar me xhinseng të kuq 6 vjecar dhe qumësht blete për lëkurë të butë dhe të lëmuar. Është nje linjë produktesh me cilësinë më të mirë dhe më të vlerësuar për heqjen dhe zbehjen e rrudhave për të gjitha llojet e lëkurës dhe për çdo kohë të përdorimit gjatë ditës. Krem me formule ujore për fytyrën që është anti-plakje, hidratues, ushqyes dhe ndriçues. Ideale për tonin e pabarabartë të lëkurës, njollat e plakjes, pigmentimin, shenjat dhe dëmtimet nga dielli. Përdoret për rigjallërimin e lëkurës së lodhur, aktivizon rigjenerimin e qelizave të lëkurës, e mban lëkurën të fortë dhe jep efekte ndriçuese për lëkurën.
Out of stock
Kremi mbron lëkurën nga mjedisi i jashtëm duke formuar një film hidratimi mbi lëkurë. Formulë e lehtë ujore pa një ndjesi kremoze dhe të rëndë, e bërë nga 33 lloje ekstraktesh detare për të rigjallëruar lëkurën tuaj. Përmban ujin e oqeanit 914 metra të thellë të detit Kona në Hawaii, i cili menjëherë hidraton lëkurën tuaj me një ndjesi freskuese dhe mban lagështinë në lëkurën tuaj deri në 24 orë. Për lëkurat mikse dhe përdorim në çdo kohë të ditës.
In stock