Shop

  • Africa Bird Homme All in One Fresh Controller 4,800 L

    Africa Bird Homme All in One Fresh Controller përmban toner, balsam dhe esencë për një aplikim të përgjithshëm (3 në 1) për meshkujt që sapo kanë filluar me kujdesin ndaj lëkurës dhe janë konfuz nga gjithë hapat. Kjo formulë jo ngjitëse është bërë për lëkurën e yndyrshme për të siguruar kontrollin e sebumit. Zbardhja dhe përmirësimi i rrudhave nga tekstura e freskët që ndihmon lëkurën tuaj të hidratohet pasi ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të vajit dhe ujit në lëkurë. Përdor përbërës bimorë dhe përbërës që vijnë nga lulet si uji i Pemës Baobab, fara e Baobabit, Red Roi dhe shkurre. Hidratim i qëndrueshëm me kontroll të sebumit dhe një aromë të freskët detare.

  • Africa Bird Homme All in One Moisturizer 4,000 L

    Kremi i lehtë hidratues Afrika Bird Bird Homme All in One përmban në të locion për lëkurën dhe esencë. Përmban përbërës nga pema baobab për lëkurën e burrave. E përshtashme për lëkurë të thatë pasi ofron hidratim të thellë. Pas larjes ose rruajtjes, shpërndani sasinë e duhur në duar për ta vendosur mbi fytyrën tuaj.

  • Africa Bird Homme Camo Cream SPF15, PA+ 1,100 L

    Sistemi super mbulues siguron një përshtatje të lehtë dhe të shkëlqyeshme me lëkurën. Pudra e kontrollit të sebumit në pore mban sebumin dhe djersën larg për ta mbajtur lëkurën të butë. Pastrimi është i mundur lehtësisht me një larës.

    1. Ngjyra jeshile – Kompleks çaji bimor
    2. Ngjyra kafe – Ekstrakt i rrënjës së Pishës së Artë
    3. Ngjyra e zezë – Ekstrakt frutash nga pema e rrushit oriental
  • Africa Bird Homme Oil Cut Watery Cream 3,800 L

    Një krem i freskët dhe hidratues për burrat, që mbush lëkurën e thatë dhe të tendosur me lagështi duke ndihmuar në zvogëlimin e rrudhave dhe shkëlqimin e lëkurës. Ekstrakti i farës Baobab dhe ekstrakti i gjetheve Rooibos hidratojnë dhe vitalizojnë lëkurën teksa në të njejtën kohë, forcojnë aftësinë e lëkurës për të ruajtur hidratimin. Një zgjedhje perfekte për burrat që dëshirojnë një lëkurës jo-ngjitëse dhe të hidratuar.

  • Africa Bird Homme Ultra Hard Wax 1,900 L

    Me fuqi të fortë ngjitëse për një stilim të qëndrueshëm të flokëve. Përmban vajin e farave të pemës Baobab si balsam flokësh për një përfundim të lëmuar. Mban flokët tuaj të shëndetshëm me 7 lloje ekstraktesh bimore (ekstrakti i farave të Drumstick, ekstrakti i gjetheve Salvia, ekstrakti i Camellias, ekstrakti i gjethes së pemës së çajit, ekstrakti i pemës së vitaminës, ekstrakti i luleve të lisit dhe ekstrakt i gjetheve të trumëzës)

  • Anti-Aging – Face Gel SPF 30 50ml 3,300 L
    • I pasur me antioksidant që neutralizojn efektet e radikalëve të lirë në trupat tanë
    • Ndihmon në zvogëlimin e shenjave të dukshme të plakjes së lëkurës
    • Ushqen thellë lëkurën
    • Pasuron lëkurën me vitamina
    • Pa paraben
    • Hipoalergjik
  • Anti-Aging – Facial Sheet Mask (4 units box) 4,100 L
    • Bazuar në ekstraktet e shegës dhe poligonit që përmban përbërës hidratues, acide alfahidroksi dhe vitamina
    • Siguron ushqim të thellë të lëkurës
    • I pasur me antioksidantë që mbrojnë lëkurën
    • Përbërësit aktivë bimorë inkurajojnë prodhimin e kolagjenit dhe fibrave të elastinës në lëkurë dhe kështu kontribon në elasticitetin e lëkurës
    • Përmirëson dhe rinon lëkurën e ashpër dhe të thatë dhe ndihmon në ruajtjen e lëkurës së shëndetshme
  • Argan 20º Essential Toner 2,550 L

    Toneri Agran 20 Essential është formuluar me vaj argani organik marokeni për të siguruar efekte ushqyese dhe forcuese të lëkurës. E bërë me teknologjinë e temperaturave të larta të Nature Republic, linja e kujdesit të lëkurës Argan 20 absorbohet lehtësisht në lëkurë për ta lënë lëkurën të lagur dhe të butë. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, por ideale për lëkurë të thatë, që rripet kollaj. Hidratimi i thellë i lëkurës dhe ushqimi i pasur për orë të gjata, qetëson dhe forcon lëkurën.

    Si ta përdorni: Pasi të keni pastruar fytyrën, tundeni shishen që të përzihet. Spërkateni 20-30cm larg fytyrës duke i mbajtur sytë mbyllur. Fërkojeni për t’u përthithur shpejtë.

  • Argan 20º Oil Essence 3,500 L

    Agran 20 Oil Essence është bërë me vaj argani, si dhe gjalpë shea për një aplikim të butë, duke e lënë lëkurën të lagur dhe të lëmuar. Ekstrakte vajore të bimëve të ndryshme përdoren për rinovimin e lëkurës. E bërë me teknologjinë e temperaturave të larta të Nature Republic, linja e kujdesit të lëkurës argan 20 absorbohet lehtësisht në lëkurë për ta lënë lëkurën të lagur dhe të butë. Është një esencë si vajore ashtu dhe kremoze për të gjitha llojet e lëkurës, por ideale për lëkurë të thatë që rripet kollaj.

  • Argan 20º Real Cream

    Agran 20 Real Cream është formuluar me vaj organik argan maroken për të siguruar efekte ushqyese dhe forcuese të lëkurës. Ky krem ndihmon për të qetësuar lëkurën e thatë me anë të ushqimit për të arritur një lëkurë të fortë dhe rrezatuese. Vaji i fermentuar i arganit është krijuar për t’iu përgjigjur temperaturës së trupit për përthithjen më të mirë. Është një krem që shkrin në lëkurë, i bërë me vaj argani të thartuar, i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, por ideal për lëkurë të thatë dhe lëkurë që rripet lehtësisht. Pa 7 aditivë (pa benzinë, pa etanol, pa vaj mineral, pa ngjyra artificiale, pa benzofenon, pa surfactant sulfati, pa BHT).

  • Argan 20º Steam Emulsion 2,800 L

    Emulsioni Argan 20 Steam është bërë me vaj argani të fermentuar i cili siguron ushqimin e lëkurës. Vaji i arganit ka veti të shkëlqyera forcuese dhe anti-plakje që ndihmon në shënjestrimin e rrudhave. E bërë me teknologjinë e temperaturave të larta të Nature Republic, linja e kujdesit të lëkurës Argan 20 absorbohet lehtësisht në lëkurë për ta lënë lëkurën të lagur dhe të butë. Hidratimi i thellë i lëkurës dhe ushqimi i pasur për orë të gjata, qetëson dhe forcon lëkurën. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, por ideale për lëkurë të thatë, që rripet kollaj.

    Mënyra e përdorimit: Pasi të keni aplikuar Argan 20 Oil Essence, shpërndani emulsionin në pëllëmbën e dorës dhe përhapeni në të gjithë fytyrën plotësisht derisa ajo të hidrohet plotësisht.

  • Argan Essential Curling Essence 1,600 L

    Kjo esencë hidraton dhe ushqen flokët e dëmtuar, të ashpër dhe të thatë ndërsa u jep flokëve kaçurrela, strukturë elastike dhe voluminoze. Kjo esencë është e pasuruar me një vaj argan shumë të përqendruar për të ndihmuar në riparimin e flokëve të dëmtuar rëndë. Një esencë që mund të përdoret dhe për stilimin e flokëve, formuluar me vaj argani për të mbajtur flokët me onde dhe  kaçurrela plot hidratim për të parandaluar një pamje të crregullt të flokëve.

    Lloji i flokëve: Për të gjitha llojet, sidomos ato kaçurrela

    Si t’a përdorni: Vendosni një sasi të përshtatshme në flokë të tharë me peshqir dhe shpërndajeni për të aktivizuar kaçurrelat

  • Argan Essential Deep Care Conditioner 1,600 L

    Ky balsam është ideal për flokët e dëmtuar për të rikthyer hidratimin dhe ushqimin. Komponentët e vajit të arganit me përqendrim në flokë të dëmtuar sigurojnë hidratim dhe ushqim. Vaji i trëndafilit dhe vaji i luleve të lulehënës përmirësojnë shkëlqimin, ulin ngatërresat dhe ashpërsinë si edhe i mbajnë flokët tuaj të butë. Stimulon, qetëson dhe shëron skalpin dhe folikulat e flokëve për një flokë më të shëndetshëm, më të shndritshëm dhe më të butë. E pasur me acide yndyrore dhe Vitamine-E për përmirësimin e flokëve të thatë dhe të dëmtuar, ose flokët e djegur. E përshtatshme për të gjitha tipet e flokëve. Bërë 100% me vaj argani, vaj trëndafili dhe vaj aguliçe.

  • Argan Essential Deep Care Hair Essence 1,700 L

    Komponentët e vajit të arganit me përqendrim në flokë të dëmtuar sigurojnë hidratim dhe ushqim. Vaji i trëndafilit dhe vaji i luleve të lulehënës përmirësojnë shkëlqimin, ulin ngatërresat dhe ashpërsinë si edhe i mbajnë flokët tuaj të butë. Esencë natyrale për të hidratuar flokët e dëmtuar, duke shmangur ndjesinë dhe pamjen e flokëve të yndyrshëm. Është formuluar që të lihet në flokë për të sjellë hidratim gjatë ditës. Pa ngjyra artificiale, vaj mineral, sulfate, agjent sipërfaqësor aktiv dhe pa alkool.

  • Argan Essential Deep Care Hair Pack 1,500 L

    Komponentët e vajit të arganit me përqendrim në flokë të dëmtuar sigurojnë hidratim dhe ushqim. Vaji i trëndafilit dhe vaji i luleve të lulehënës përmirësojnë shkëlqimin, ulin ngatërresat dhe ashpërsinë si edhe i mbajnë flokët tuaj të butë. Shërben në mënyrë të shkëlqyeshmë si hidratues, riparues, ushqyes si dhe i jep strukturës së jashtme një ndjesi të butë. Synon flokët e thatë dhe të dëmtuar që kanë kaluar nëpër trajtime të shumta dëmtuese, lyerje të flokëve, ngjyrues të ashpër dhe ekspozim të vazhdueshëm në diell. Efektive për fundet e dëmtuara dhe flokët e brishtë.

  • Argan Essential Deep Care Shampoo 1,600 L

    Kjo shampo është ideale për flokët e dëmtuar për të rikthyer hidratimin dhe lëndët ushqyese. Shampo me fromulë të lehtë për flokun ndihmon për të krijuar flokë të butë plot shkëlqim, të cilët nuk ngatërrohen. Bërë me vaj të pasur organik argani për një shampo hidratuese revolucionare. Komponentët e vajit të arganit të përqendruar në flokë të dëmtuar sigurojnë hidratim dhe ushqim, dhe vaji i trëndafilit dhe vaji i lulehënave përmirësojnë shkëlqimin, ulin ngatërresat dhe ashpërsinë e flokëve dhe i mbajnë ato të butë. Ndihmon në flokë të shëndetshëm voluminozë. Shampo e përshtathme për cdo tip floku.

     

     

My Cart
Wishlist
Recently Viewed
Compare Products (0 Products)
Compare Product
Compare Product
Compare Product
Compare Product
Categories