-
Africa Bird Homme All in One Fresh Controller 4,800 L
Africa Bird Homme All in One Fresh Controller përmban toner, balsam dhe esencë për një aplikim të përgjithshëm (3 në 1) për meshkujt që sapo kanë filluar me kujdesin ndaj lëkurës dhe janë konfuz nga gjithë hapat. Kjo formulë jo ngjitëse është bërë për lëkurën e yndyrshme për të siguruar kontrollin e sebumit. Zbardhja dhe përmirësimi i rrudhave nga tekstura e freskët që ndihmon lëkurën tuaj të hidratohet pasi ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të vajit dhe ujit në lëkurë. Përdor përbërës bimorë dhe përbërës që vijnë nga lulet si uji i Pemës Baobab, fara e Baobabit, Red Roi dhe shkurre. Hidratim i qëndrueshëm me kontroll të sebumit dhe një aromë të freskët detare.
In stock
-
Africa Bird Homme All in One Moisturizer 4,000 L
Kremi i lehtë hidratues Afrika Bird Bird Homme All in One përmban në të locion për lëkurën dhe esencë. Përmban përbërës nga pema baobab për lëkurën e burrave. E përshtashme për lëkurë të thatë pasi ofron hidratim të thellë. Pas larjes ose rruajtjes, shpërndani sasinë e duhur në duar për ta vendosur mbi fytyrën tuaj.
Only 2 left in stock
-
Africa Bird Homme Oil Cut Watery Cream 3,800 L
Një krem i freskët dhe hidratues për burrat, që mbush lëkurën e thatë dhe të tendosur me lagështi duke ndihmuar në zvogëlimin e rrudhave dhe shkëlqimin e lëkurës. Ekstrakti i farës Baobab dhe ekstrakti i gjetheve Rooibos hidratojnë dhe vitalizojnë lëkurën teksa në të njejtën kohë, forcojnë aftësinë e lëkurës për të ruajtur hidratimin. Një zgjedhje perfekte për burrat që dëshirojnë një lëkurës jo-ngjitëse dhe të hidratuar.
In stock
-
Ginseng Royal Silk Eye Cream 13,200 L
Është një hidratues kremoz për zonat e syve në një linjë të cilësisë më të mirë dhe më të vlerësuar për heqjen dhe zbardhjen e rrudhave. Ideale për probleme me tonin e pabarabartë të lëkurës, njollat e plakjes, pigmentimin, shenjat, apo dëmtimët nga dielli. 99% e saj bëhej nga ari, xhinseng i kuq, fshikëza mëndafshi e artë, qumësht blete. Ari nxit qarkullimin e gjakut dhe i jep më shumë shkëlqim lëkurës.Përdoret për detoksimin e lëkurës duke pastruar sebumin dhe materialet metalike, duke përshpejtuar thithjen e përbërësve të tjerë në lëkurë. Xhinsengu ka minerale anti-oksiduese dhe aminoacide për rigjallërimin e lëkurës së lodhur. Mëndafshi i fshikëzës i nxjerrë nga krimbi i artë, aktivizon rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Së fundmi, qumështi i bletës nga mali Jiri kontrollon ekuilibrin e pH, e mban lëkurën të fortë dhe i jep shkëlqim cdo fytyre. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, për përdorim në çdo kohë të ditës.
Only 1 left in stock
-
Ginseng Royal Silk Watery Cream
Krem i pasur me 99% ar të pastër që stimulon qarkullimin e gjakut. Kombinuar me xhinseng të kuq 6 vjecar dhe qumësht blete për lëkurë të butë dhe të lëmuar. Është nje linjë produktesh me cilësinë më të mirë dhe më të vlerësuar për heqjen dhe zbehjen e rrudhave për të gjitha llojet e lëkurës dhe për çdo kohë të përdorimit gjatë ditës. Krem me formule ujore për fytyrën që është anti-plakje, hidratues, ushqyes dhe ndriçues. Ideale për tonin e pabarabartë të lëkurës, njollat e plakjes, pigmentimin, shenjat dhe dëmtimet nga dielli. Përdoret për rigjallërimin e lëkurës së lodhur, aktivizon rigjenerimin e qelizave të lëkurës, e mban lëkurën të fortë dhe jep efekte ndriçuese për lëkurën.
Out of stock
-
Green Derma Mild Cica Cream Special Set 3,300 L
Një krem qetësues dhe hidratues i bërë me Centella Asiatica që është formuluar për lëkurë të ndjeshme dhe sensitive. Ky krem hidratues qetëson lëkurën e thatë dhe të irrituar duke e lënë atë të butë dhe të lëmuar. E përshtatshme për çdo tip lëkure, veçanërisht për lëkurën e ndjeshme ndaj ekzemave. Kremi Green Derma CICA është bërë me 5 përbërës të fuqishëm që rrisin dhe forcojnë barrierën tuaj të lëkurës. Centella Asiatica qetëson lëkurën e ndjeshme dhe ndihmon në riparimin e lëkurës së dëmtuar, të irrituar ose të ndjeshme. Madecassoside është një antioksidant anti-inflamator, shërues dhe promovon hidratimin. Asiaticoside ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës dhe nxit rritjen e shëndetshme të qelizave. Acidi Madecassic zbut lëkurën dhe zvogëlon kruajtjet, skuqjet dhe inflamacionet. Acidi Asiatic zbut lëkurën dhe zvogëlon shenjat e hershme të plakjes siç janë vijat e imëta, rrudhat dhe teksturën e pabarabartë të lëkurës.
In stock
-
Soothing & Moisture Aloe Vera 92% Soothing Gel 990 L
Xheli qetësues më i shitur i Nature Republic, Soothing & Moisture Aloe Vera 92%, është një xhel hidratues i bërë me Aloe Vera Kaliforniane që hidraton menjëherë lëkurën, trupin dhe flokët. Vitaminat në Aloe Vera si vitamina C dhe E së bashku me minerale të tjera ripërtërin lëkurën dhe e mbron atë nga rrezet UV. Rigjallëroni lëkurën me këtë xhel me formulim jo ngjitës, që lë lëkurën të ndihet e shëndetshme dhe elastike! I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Nuk përmban vaj mineral, paraben ose ngjyra artificiale.
In stock
-
Super Aqua Max Combination Watery Cream 1,600 L
Kremi mbron lëkurën nga mjedisi i jashtëm duke formuar një film hidratimi mbi lëkurë. Teksturë e lehtë ujore pa një ndjesi kremoze dhe të rëndë, e bërë nga 33 lloje ekstraktesh detare / bimë deti për të rigjallëruar lëkurën tuaj. Përmban ujin e thellësisë 914m të oqeanit të Kona Hawaii i cili të hidraton menjëherë me një ndjesi freskuese dhe mban hidratimin në lëkurën tuaj deri në 24 orë. I përshtatshëm për përdorim në cdo orë të ditës nga lëkurat e tipit miks.
In stock